Lajmet

Windows XP dhe Firefox me dobësitë e nivelit më të lartë gjatë 25 viteve

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
Windows XP dhe Firefox me dobësitë e nivelit më të lartë gjatë 25 viteve

Windows-XPNjë vëzhgues nga ndërmarrja për siguri Sourcefire, pas një vëzhgimi për dobësitë e regjistruara në 25 vitet e fundit ka përcaktuar që sistemi shumë i përdorur i ndërmarrjes Microsoft, Windows XP dhe shfletuesi Mozilla Firefox përbëjnë dy produktet me dobësitë të nivelit më të lartë.

Windows XP kishte 453, ndërsa Firefox kishte 433 dobësi, të vlerësuara si të kategorisë së lartë dhe kritike në bazën e të dhënave Zbulimet dhe Dobësitë e Zakonshme (CVE) dhe burimit të dytë për statistika, Baza Kombëtare e të Dhënave për Dobësi nga Instituti Kombëtar për Standarde dhe Teknologji (NIST).

Dobësitë e nivelit më të lartë nënkuptojnë që sulmuesit kanë mundësi që të kontrollojnë plotësisht makinën e përdoruesit.

FirefoxNumri i përgjithshëm i dobësive për të gjitha produktet dhe softuerin me burim të hapur që janë paraqitur gjatë 25 viteve, sipas Sourcefire, që do të flas për rezultatet e hulumtimit të vet në Konferencën RSA gjatë kësaj jave, ka arritur shifrën prej 50,000 sosh.

Gjatë këtyre 25 viteve, dobësitë kishin arritur kulmin gjatë vitit 2006 me 6,612 dobësi, por viti më i keq për dobësitë të nivelit të lartë ishte viti 2007 me 3,159 nga 6,518, thotë Dr. Yves Younan, që është inxhinier i lartë hulumtues në skuadrën për hulumtim të dobësisë në Sourcefire. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>