Lajmet

Windows XP do të suportohet nga Microsoft vetëm për 365 ditë të tjera

Apr 9 2013
0 Shpërndarje
Windows XP do të suportohet nga Microsoft vetëm për 365 ditë të tjera

Në qoftë se vazhdoni të përdorni Windows XP, Microsoft-i ju kujton se ky sistem do të suportohet nga kompania vetëm për 365 ditë të tjera.

Windows XP SP3 dhe Office 2003 nuk do të mbështeten që prej datës 8 prill 2014 dhe për përdoruesit e XP nuk do të ofrohen përditësime lidhur me sigurinë.

Sipas të dhënave më të fundit të Net Application 40% e kompjuterëve desktop dhe laptop-ve në gjithë botën vazhdojnë të përdorin sistemi Windows XP.

Microsoft-i ka deklaruar se pas muajit prill rreziqet e përdorimit të këtij sistemi do të duhet të merren përsipër vetëm nga konsumatorët.

Microsoft-i kujton përdoruesit e këtij sistemi se duhen mesatarisht 18 deri në 32 muaj për të implementuar përfundimisht një sistem të ri operativ.

Mund të mendoni se është shumë e lehtë të kalosh nga Windows 7 në Windows 8, por duhet të kemi parasysh se ka plot kompani që e kanë të vështirë.

Është e vërtetë që nuk ka një rrugë të drejtpërdrejtë kalimi nga Windows XP në Windows 7 dhe kjo vështirësohet akoma më tepër për bizneset e vogla që nuk mund të sigurojnë staf suporti teknik.

Me këtë njoftim Microsoft-i nuk humb rastin t’ju kujtojë përdoruesve avantazhet e sistemit Windows 8 që sipas kompanisë është sistemi operativ modern për bizneset moderne, i ndërtuar mbi themelet e Windows 7 që përfshijnë qëndrueshmërinë dhe sigurinë. Është një platformë moderne e dizajnuar për gjeneratën e re të opsioneve harduerike.

Microsoft lufton softuerët piratë

Microsoft-i thekson se kalimi i kompanisë në përdorimin e Windows 8 do të jetë zgjedhja më e mirë edhe pse disa prej tyre do ju duhet që fillimisht të migrojnë në Windows 7.

Për të motivuar njerëzit më tepër për të kryer këtë kalim Microsoft aktualisht po ofron një ulje çmimi prej 15% për Windows 8 Pro dhe Office Standard 2013 deri në fund të muajit qershor. (PCWorld Albanian)

Windows XP

Lajmet e fundit>