Analiza

Windows XP mund të vendos bizneset në rrezik

Apr 8 2013
0 Shpërndarje
Windows XP mund të vendos bizneset në rrezik

Microsoft planifikon që të ndalojë së ofruari mbështetje teknike për sistemin shumë të suksesshëm operativ, Windows XP, duke filluar nga 8 prilli e vitit të kaluar, pra na ndajnë edhe 1 vit nga kjo gjë.

Por shumë ndërmarrje ende nuk kanë bërë plane të mjaftueshme për të kaluar në një sistem më të ri.

Përveç përdorimit të një sistemi që pengon produktivitetin, përdoruesit që përdorin Microsoft XP pas prillit të vitit të ardhshëm do të mund të jenë viktima të sulmeve kibernetike, ku sipas Camwood, që është ndërmarrje menaxhimi softuerik, Microsoft-i ndalon së lëshuari përditësime të sigurisë, ku rriten mundësitë për të qenë pre e sulmeve keqdashëse.

Më pak se gjysma e të gjitha organizatave të mëdha kanë filluar të kalojnë nga XP në Windows 7, tha ndërmarrja.

Sipas një sondazhi të ndarë të bërë nga 1E, që është një ndërmarrje e specializuar e IT-së, më pak se një në katër ndërmarrje ishin shpërngulur në sistemin e ri operativ Windows 7 në fund të vitit të kaluar.

“Porosia është e zëshme dhe e qartë – organizatat ende nuk janë blloqet filluese ose vetëm një pjesë e vogël kanë më tepër gjasë që të përfundojnë përpara afatit të fundit nga Microsoft,” tha Sumir Karayi, CEO në 1E.

Microsoft-i këshillon që ndërmarrjet të bëjnë përgatitje 18 deri 32 muaj përpara se ata dëshirojnë të kalojnë nga XP në Windows 7.

Windows XP doli në vitin 2001 dhe mbetet si sistemi i dytë më i popullarizuar i PC-ve. 38.7 për qind e PC-ve, sipas NetMarketShare, e përdorin këtë sistem operativ. Microsfot-i ka lëshuar sisteme të tjera operative si Vista, Windows 7 dhe Windows 8 pas lëshimit të XP-së, por Windows 7 arriti të bëhet si sistemi më i popullarizuar për desktop vetëm në shtatorin e vitit të kaluar. (PCWorld Albanian)

windows xp

Tags >

windows
Lajmet e fundit>