Vëzhgim

Windows XP përkrahet vetëm deri në vitin 2014

Jul 13 2011
0 Shpërndarje
Windows XP përkrahet vetëm deri në vitin 2014

Windows XP ka 10 vite që ka dalur dhe ende është duke u përdorur mjaft shumë. Kështu që Microsoft ua përkujtoi përdoruesve që mbështetja për këtë sistem operativ do të mbarojë për më pak se 1,000 ditë.

Kjo po i bie që edhe 2 vjet e nëntë muaj nga tani, pra deri në vitin 2014.

“A nuk do të ishte mjaft e mirë nëse ditët e lavdishme do të zgjatnin përgjithmonë? Por e vërteta është që trofetë pluhurosen, rekordet thyhen dhe ai që mbeti si më i miri për 10 vite nuk është i mjaftueshëm për kushtet e sotshme.” Shkruajti Stephen Rose nga Microsoft, në një postim në blog gjatë të hënës.

“Gjërat përmirësohen, shpejtohen. Dhe eventualisht, është koha për shpërngulje nga mirësia e mjaftueshme në diçka më të mirë.”

Mbështetja për XP zyrtarisht do të mbarojë më 8 prill 2014, kur arnimet e sigurisë për të gjithë versionet do të ruhen.

Sipas Rose, ajo lajmëroi që tani janë shitur 400 milionë licensa të Windows 7, që nga lëshimi i këtij sistemi në tetor 2009./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>