Analiza

Windows XP vazhdon të mbështetet fuqishëm nga përdoruesit

May 2 2014
0 Shpërndarje
Windows XP vazhdon të mbështetet fuqishëm nga përdoruesit

net-apps-desktop-os-share-4-2014Pavarësisht se Microsoft i dha fund suportit për Windows XP më 8 prill të këtij viti, përdoruesit nuk po nxitojnë të zëvendësojnë këtë sistem të vjetër me një të përditësuar. Sipas Net Applications, gjatë muajit prill Windows XP ka mundur të zotërojë 26.3% të trafikut të përgjithshëm në ueb të shkaktuar nga kompjuterët desktop.

Kjo shifër është ulur krahasuar me muajin mars (27.7%) megjithatë, pavarësisht se pjesa e zotëruar nga XP ka filluar të shënojë një rënie graduale, ky sistem vazhdon të jetë sistemi i dytë operativ më popullor.

Microsoft nuk ofron më shërbime përsa i përket sigurisë apo ndreqjes së bug-eve duke i lënë përdoruesit e këtij sistemi pothuajse 13-vjeçar të hapur ndaj rreziqeve. Kompania ka filluar të paralajmërojë për përfundimin e suportit për Windows XP pothuajse 7 vite më parë duke iu lënë njerëzve shumë hapësirë për të realizuar me sukses migrimin në një version të përditësuar. Pjesa e zotëruar nga XP do të vazhdojë të shënojë rënie në vazhdim, por aktualisht ky sistem operativ suportohet fuqishëm nga përdoruesit.

Sipas statistikave të Net Applications, Windows 7 është sistemi dominant në trafikun e përgjithshëm të shkaktuar nga kompjuterët desktop me 49.3% gjatë muajit prill, një rritje prej 0.6% krahasuar me muajin mars. Ndërkohë, Windows 8 dhe Windows 8.1 të kombinuar së bashku zotërojnë një pjesë prej 12.24%, një rritje e konsiderueshme krahasuar me muajin mars (11.3%). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>