Softuer

Windows 7 bazuar pjesërisht në një GPL?

Nov 16 2009
0 Shpërndarje
Windows 7 bazuar pjesërisht në një GPL?

“Pasi analizuam kodin në fjalë, jemi tani në gjendje të konfirmojmë se kjo është diçka që ka ndodhur, megjithëse nuk ka qënë një veprim i qëllimshëm nga ana jonë” komentoi Peter Galli i Microsoft në një blog. “Ndërkohë që ne kishim kontraktuar një palë të tretë për të zhvilluar këtë mjet, ndajmë një pjesë të përgjegjsisë sepse nuk e kemi kapur këtë problem gjatë rishikimit të kodit. Kemi kryer gjithashtu dhe një rishikim të të gjithë kodit të disponueshëm në dyqanin e Microsoft dhe ky është rasti i vetëm.”

Për pasojë, Microsoft tha se javën që vjen do të bëjë të disponueshëm kodin e mjetit si dhe file-t e ekzekutueshëm nën kushtet e General Public Licence (GPL v2).

Microsoft e kishte nxjerrë programin në fjalë jashtë qarkullimit pasi bloggeri Rafael Rivera kishte vërejtur se mjeti kishte ngjashmëri me projektin open source Image Master.

Mjeti ‘i ri’ Windows USB/DVD ishte zgjidhja e Microsoft për përditësimin e sistemit operativ në netbookët dhe PC-të e tjera pa disk optik. Microsoft po eksploronte prej muajsh mënyra të ndryshme për të arritur këtë dhe zgjidhja përfundimtare ishte ky program, i prezantuar muajin e kaluar, i cili lejon të merret një version i shkarkueshëm i sistemit dhe të krijohet me të një disk i butueshëm

Lajmet e fundit>