Ja se si

Si të ktheni desktopin tuaj në një pamje të shkëlqyer që i ngjason Windows Phone 7

Mar 31 2010
0 Shpërndarje
Si të ktheni desktopin tuaj në një pamje të shkëlqyer që i ngjason Windows Phone 7

Meqenëse ndërfaqja e Windows Phone 7 ka tërhequr interesim të madh, duket se kjo ka shtyrë edhe kolegët tanë nga lifehacker.com që të shpjegojnë një mënyrë sesi të ndryshoni desktopin e kompjuterit tuaj dhe t’i përafroheni pamjes së ndërfaqes së Windows Phone 7.

Në rend të parë ju duhet të shkarkoni Rainmeter (aplikacion pa pagesë)që përmban një mori veglash për të ndryshuar Windows-in sipas dëshirës dhe është e pasur me shumë elemente të bukura për sy.

Kur ta përfundoni shkarkimin ju do ta instaloni atë dhe më pas do të përcillni procedurat e zakonshme për instalim. Në momentin që përfundoni me këtë dhe e lëshoni për herë të parë, ju ndaleni Rainmeter përmes ikonës së saj në “sistem tray” për të përcjellë hapin e radhës.

Tash është koha për të shkarkuar dhe instaluar Omnimo (shikoni në të majtë të ekranit dhe kërkoni për “download”). Keni parasysh se para se të filloni me instalimin e Omnimo ju duhet të ndalni funksionimin e Rainmeter. Pasi të jeni të sigurt për këtë ju hapni setup-in e Omnio dhe filloni me procesin e instalimit të ndërfaqes së Windows Phone 7.

fontiPara së gjithash mos të harrojmë se duhet të keni të instaluar edhe fontin Segue UI Light, i cili është i instaluar në sistemin operativ Windows 7, por nuk jam i sigurt nëse ofrohet edhe në Windows XP, kështu që mos harroni ta instaloni (Segue UI Light gjendet në kuadër të pakos shkarkuese të Omnimo, vetëm duhet ta kopjoni në follderin e fonteve të Windows ose të klikoni me të djathtën në të dhe të klikoni mbi install.)

Klikoni në Express Install, dhe kur kjo kryhet lansoni Rainmeter. Në momentin që e bëni këtë dekstopi juaj do të duhej të duket ngjashëm si kjo pamje.

Windows

E tëra çfarë ju keni nevojë të bëni tani është të shtoni widget nëpër ekran, dhe t’i tërhiqni ato kudo që dëshironi, të ndryshoni ngjyrat dhe prapavijat, të modifikoni e kështu me radhë. Për ti konfiguruar widgets vetëm kërkoni shenjën e çelësit shtrëngues dhe klikoni mbi të. Disa nuk kanë mundësi për konfigurim, por disa të tjerë ju mundësojnë që t’i ndërroni funksionin.

Nëse dëshironi të largoni Rainmeter dhe të shihni desktopin vetëm shtypin tastin e Windows dhe tastin D (Winkey+D), pra për t’i fshehur modifikimet, e nëse dëshironi ta largoni Rainmeter vetëm duhet të përcillni procedurat e zakonshme të fshirjes së programeve.

Lajmet e fundit>