Lajmet

Windows dhe Black Screen Of Death

Dec 1 2009
0 Shpërndarje
Windows dhe Black Screen Of Death

Problemi është pagëzuar black screen of death sepse kompjuterat e prekur mbeten me një desktop të zi dhe pak gjëra të tjera përveç tij.

“Microsoft po heton raportimet se përditësimet e fundit të sigurisë kanë rezultuar në probleme për disa përdorues” u deklarua nga kompania “Pas përfundimit të këtij investigimi do të japim instruksione të detajuara se si të parandalohet apo korrigjohet ky problem”

Problemi u vu në dukje nga kompania e sigurisë Prevx në blogun e sajë të premten. “Simptomat janë mjaft të dallueshme dhe shqetësuese” deklaroi Prevx “Pas logimit, desktopi nuk gjendet fare, ashtu si taskbari dhe system tray. E vetmja gjë e mbetur është ekrani i zi dhe një ikonë My Computer”.

Sipas së njejtës kompani, problemi nuk prekte vetëm Windows 7, por një brez të gjerë sistemesh Windows, deri tek Windows NT, pra nuk ishte tërësisht i lidhur me përditësimet, megjithwse këto të fundit janë një ndër shkaqet. Shumë përdorues shqiptarë, kryesisht të Windows XP, ia kanë atribuar këtë problem një virusi dhe zakonisht kanë instaluar rishtas sistemin për ti shpëtuar.

Lajmet e fundit>