Softuer

Windows Live Essentials 2011

Aug 20 2010
0 Shpërndarje
Windows Live Essentials 2011

Microsoft lëshoj versionin 15.4.3001.0809 këtë javë, duke paraqitur “update” për të gjitha komponentët, si Messenger, Photo Gallery, Movie Maker, Writer, Mail dhe Family Safe. Sipas Chris Jones, zëvendës president i “Windows Live Engineering”, Microsoft i është përgjigjur kërkesave të përdoruesve për ta përmirësuar suitën. Sipas kësaj, beta versioni i Live Essentials 2011 sjell shumë risi.

Ja disa prej përmirësimeve që do ti hasni:

  • Messenger me i shpejte: koha që duhet për tu lidhur online, me rifreskuar kontaktet dhe animacionet janë shpejtuar ne krahasim me versionin e kaluar te Messenger.
  • Video biseda më efikase: tani 30% më pak ngarkim i procesorit.
  • Njohje e fytyrës më e mire: Photo Gallery ka te përmirësuar njohjen e fytyrës dhe punon më shpejtë.
  • Filma me te mëdhenj: me Movie Maker tani mund të “uploadni” filma me rezolucion më të lartë në SkyDrive (480×640 në krahasim me versionin e mëparshëm 320×480).
  • Drejtshkrim me i mirë: Writer ka përmirësuar kualitetin e drejtshkrimit dhe gabimeve gramatikore.
  • Integrim më i mirë me Office produktet: Writer është me i integruar me Word dhe programet tjera Office.
  • Përdoret edhe me Gmail: Mail tani automatikisht trajton spam email-at.
  • Filtrim i shpejtë: Family Safe ueb filtrimi tani është 35% me i shpejtë se versionet tjera.

Microsoft gjithashtu ka punuar edhe ne kualitetin e versionit beta. Jones sqaroj se mbi 75% të problemeve të raportuara ne Beta 1 janë përmirësuar në versionin e ri. Mirëpo, kompania vë re se jo të gjitha çështjet të identifikuara nga konsumatoret mund te përmirësohen menjëherë.

“Ne gjithnjë punojmë që te përmirësojmë kualitetin e shërbimeve tona dhe sot kemi bërë progres të madh me lëshimin e beta versionit” tha Jones. Janë disa përmirësime specifike si bisede (chat) prej Messenger me Facebook. 300 milionë Windows Live Messenger përdorues mund të bisedojnë me 500 milionë përdoruesit e Facebook-it.

Lajmet e fundit>