Softuer

Windows Live vazhdon rrugëtimin drejt rrjeteve sociale

Sep 23 2010
0 Shpërndarje
Windows Live vazhdon rrugëtimin drejt rrjeteve sociale

Në një blog post, Microsoft ka theksuar se lidhjet me LinkedIn do t’i mundësojnë përdoruesve që ët përdorin të dy shërbimet për të përcjellë më mirë aktivitetet e tyre sociale.

Në mesin e veçorive të shtuara janë lidhja automatike e kontakteve, aftësia për të përdorur Messenger për të pranuar përditësime në atë çfarë po bëjnë kontaktet në LinkedIn dhe ta bëjë më të lehtë shkëmbimin e përditësimeve nga Messenger me rrjetin e LinkedIn. Hotmail gjithashtu është duke u bërë gati për të sjellë mundësinë e bisedimit me miqtë në Facebook, që është një veçori që veçse po testohet në Messenger.

“Me gati 50 për qind të përdoruesve aktiv në një apo dy rrjete sociale, lidhja e rrjeteve sociale do të bëhet një biznes i ngarkuar për listën tuaj të kontakteve nëse ju nuk e trajtoni atë me kujdes” tha menaxheri i programit të grupit Windows Live, Jeff Kunins në një blog post.

Microsoft ka bërë lidhjen me rrjetet sociale të palëve të treta një veçori kyçe në një numër të përditësimeve të produkteve të saja që përfshijnë Messenger e Hotmail, e deri tek produktet për shkëmbim të videove dhe imazheve dhe Outlook, që gjithashtu tani ka një veçori të re sociale.

Duke filluar prej sot, Microsoft ka thënë se përdoruesit mund të lidhin Messenger-in e tyre dhe profilet e tyre në Windows Live me LinkedIn, gjersa lidhja e Hotmail me LinkedIn do të bëhet faza-faza, në varësi të zonës gjeografike ku janë përdoruesit.

Microsoft gjithashtu ka thënë se testimi i versionit të bazuar në ueb i Office është zgjeruar edhe në shtatë shtete tjera përfshirë këtu: Australinë, Austrinë, Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Zvicrën. Versionet online të Excel, Word, PowerPoint dhe OneNote veçse janë në ofertë në SHBA dhe Kanada si dhe në Britaninë e Madhe dhe Irlandë. /pcworld.al

Lajmet e fundit>