Softuer

Windows Mobile 7 gati gjatë verës?

Jan 27 2010
0 Shpërndarje
Windows Mobile 7 gati gjatë verës?

Sipas CNET, kompania me bazë nëRedmond ende është duke planifikuar për të finalizuar kodin për sistemin operativ deri në verë të këtij vitit, në mënyrë që softueri i ri të ngarkohet në pajisje që paraqiten në treg para fundit të viti.

Microsoft gjithashtu  është duke punuar në një celularë të ri për konsumatorë (Sidekick) line, që ka shumë gjasa të punojë me Windows Mobile 7.

“Edhe pse nuk bëhet fjalë për një celularë të spekuluar si  “Zune Phone”, pajisja e re për konsumatorë do të bazohet në Windows Mobile dhe ka gjasa të jetë në gjendje që të lidhet me Zune dhe me shërbime tjera konsumuese që Microsoft ka qenë duke i zhvilluar qysh kaherë” shkruan Ina Fried, nga CNET

“Ky produkt, që gjithashtu pritet të paraqitet këtë vit, do të duhej të arrijë më herët, edhe para pajisjeve tjera Windows Mobile 7”

Duhet gjithashtu të theksohet se Microsoft ka premtuar zhvilluesve që marrin pjesë në Spektaklin Tregtar 10 Mix, se ata do të marrin informata rreth mjedisit programues të Windows Mobile 7.

“Po, në MIX10 ju do të mësoni për zhvillimin e aplikacioneve dhe lojërave për gjeneratën e ardhshme të Windows-Phone,” u zotua Microsoft në ueb faqen e saj Mix ,  gjatë javës së kaluar.

Lajmet e fundit>