Softuer

Windows Phone 7 në tetor në Evropë, në nëntor në SHBA

Aug 2 2010
0 Shpërndarje
Windows Phone 7 në tetor në Evropë, në nëntor në SHBA

Për dallim prej qasjes së zakonshme të fokusuar në SHBA, pajisjet e para me Windows Phone 7 do të paraqiten së pari në Evropë gjatë tetorit dhe pas kësaj në muajin nëntor do të arrijnë në SHBA. Por për dallim prej Microsoft dhe fokusimit të saj në SHBA, partnerët e kësaj kompani tradicionalisht kanë lansuar shumë smartphone së pari në Evropë.

Deklarata tanimë ndihmon në elaborimin e një strategjie që deri më tani ka qenë e mangët, pasi që Microsoft më parë ka thënë se smartphone të parë do të paraqiten vetëm dikur gjatë festave të fundvitit. Pavarësisht të gjithave që u thanë kjo mund të jetë një datë e vonshme dhe sfiduese për Microsoft, pasi që Windows Phone 7 dhe krijuesit e celularëve do të fillojnë me shitjet e pajisjeve me këtë sistem operativ në mes të sezonës së festave të fundvitit kur iPhone dhe disa pajisje tjera Android, shumë prej tyre të prodhuar nga po të njëjtat kompani që përkrahin Windows Phone 7, janë veçse të vendosur në treg. Probleme të ngjashme ka pasur Microsoft edhe me Zune, pasi që disa lansime në muajin nëntor të Apple, i kanë dhënë një avantazh në shitje gjatë secilit vit pajisjeve iPod.

Microsoft duket se pjesërisht është në dijeni për këtë çështje dhe e ka karakterizuar Windows Phone 7 si një rinisje totale prej zeros, duke fshirë shumicën e planeve ekzistuese për hirë të asaj që gjërat të punohen më mirë. Turner në fjalimin e tij e ka përshkruar këtë sistem operativ si “kthim në lojë” duke ofruar një UI të vërtetë për ekran të ndjeshëm në prekje dhe veçori moderne të fokusuara më shumë tek përdoruesit e thjeshtë dhe tek bizneset.

Lajmet e fundit>