Softuer

Windows Phone 7 premton fillimin e një ere të re për luajte mobile

Aug 17 2010
0 Shpërndarje
Windows Phone 7 premton fillimin e një ere të re për luajte mobile

Sipas kompanisë, konsumatorët do të kenë rastin që të shohin sesi Windows Phone 7 të vendos një buton të fuqishëm Xbox Live në pëllëmbën e dorës suaj.

“Ne besojmë se pavarësisht se ku ju dërgon jeta, më e mira qëndron në lojëra dhe argëtim, dhe këto dy gjëra duhet t’ju përcjellin” tha Marc Whitten, zëvendës president i korporatës për Xbox Live pranë Microsoft. “Windows Phone 7 nga një këndvështrim krejt ndryshe ndaj luajtjes në pëllëmbë të dorës, duke shfrytëzuar Xbox Live, Microsfot Games Studios, publicistë lider për lojëra dhe zhvillues inovativ për të krijuar eksperiencë të fuqishme për të gjithë”.

Windows Phone 7 ka një Game Hub për Xbox Live që premton të krijojë një lloj tjetër të përvojës së luajtes mobile. Lojërat Xbox Live në Windows Phone 7 do të duhej të përzgjidhen në mënyrë të veçantë nga emrat më të mëdhenj në zhvillimin e lojërave për platforma mobile, PC dhe konzolat. Windows Phone 7 do të mbështetet nga përmbajtjet prej Microsoft Game Studios, duke ofruar tituj të dorës së parë për argëtim. Për adhuruesit e Xbox, kjo do të thotë një Windws Phone 7 që do të ofrojë tituj me emra të njohur si Halo: Waypoint dhe Crackdown 2.

“Windows Phone 7 paraqet lansimin e një platforma të madhe për luajtje” tha Matt Booty, menaxher gjeneral i lajtjes mobile për MGS. “Sikurse që kemi arritur ta bëjmë me Xbox 360, të njëjtin synim kemi edhe me këtë platformë. Ne do të kemi një linjë të jashtëzakonshme me tituj MGS dhe ky është vetëm fillimi”.

Vala e parë e portofolit Windows Phone 7 përfshin lojëra Xbox Live nga prodhues si Gameloft, Konami, Digital Entertainment, Namco Bandai, PopCap dhe THQ.

Lajmet e fundit>