Lajmet

Windows XP në xhepin tuaj

Jan 6 2010
0 Shpërndarje
Windows XP në xhepin tuaj

Në tregun konkurues të smartphonëve, shumë pak prej tyre ia vlejnë për tu interesuar së tepërmi – të fitosh ndaj karakteristikave të iPhone të Apple duket virtualisht e pamundur dhe një ndër arsyet kryesore është sistemi i tij mjaft solid.

Kompania Kineze ITG ka menduar të mbështetet në një sistem të suksesshëm si Windows XP (version i plotë, jo mobile) për të bazuar telefonin e sajë të ri, i cili krahas funksionaliteteve bazë të një smartphone pritet të pajiset me dalje USB, audio dhe VGA.

Disa nga specifikimet mund ti lexoni më poshtë:

–    CPU: AMD Super Mobile CPU
–    Memorja: 512M/1G
–    SSD: 8G/16G/32G/64G ose HDD: 30G/60G/80G/120G
–    LCD: Touch-screen LCD 4.8 inch TFT 800 me 480 piksel
–    Sistemi Operativ: Microsoft Windows XP
–    Rrjetet: GSM/GPRS/EDGE/WCDMA (HSDPA/HSUPA) CDMA/CDMA2000 1X/CDMA1X EVDO, TD-SCDMA TD-HSDPA
–    Wireless: WiFi 802.11b/g, WiMax(opsional), Bluetooth, GPS
–    Kamera: CMOS, 300k/1.3 MP
–    Porte lidhëse: 1 x kufje,1 x mikrofon, konektor i palosshëm (përfshin dalje VGA ), 1 x USB 2.0, Slot SIM
–    Bateria: Lithium-ion
–    Koha e bisedës: Rreth 5 orë, Stand by: rreth 5 ditë
–    Pesha totale: 400g

Lajmet e fundit>