Biznes

Windowsi 8 rritet, por Windows 7 humb pjesë të tregut

Feb 1 2013
0 Shpërndarje
Windowsi 8 rritet, por Windows 7 humb pjesë të tregut

Windowsi 8 Lamë pas muajin e parë të këtij viti kështu që i’a vlen të shikojmë se nëpermjet cilave sisteme operative njerëzit aksesojnë më shumë përmbajtjen online.

Në raportin e fundit të publikuar nga Net Applications, pati një ndryshim të rëndësishëm – Windows 7 për herë ta parë nga dalja në treg ka humbur pjesë të tregut.

Këtu bëhet fjalë për një rënie prej 0,63% që nuk është shumë, por duke pasur parasysh masën e njerëzve që përdorin këtë sistem operativ, pak më shumë se një gjysmë pikë përqindje nuk është dhe krejtësisht e parëndësishme.

Edhe pse kjo rënie mund të jetë për shkak të rritjes së Windows 8 me 0,58 % (deri në fund të janarit ka zgjatur aksioni i promovimit të rifreskimit të OS-ve kështu që përdoruesit e Windows-it e kanë shfrytëzuar atë promovim), skenari i mundshëm është rënia në tregun e përgjithshëm të PC-ve dhe kalimi i përdoruesve në përdorimin e tabletëve të shumtë Android dhe iOS.

Nëse shikojmë edicionet më të vjetra të Windows-it, Vista prapë ka humbur një pjesë të tregut (prej 0,43%), derisa XP për çudi ka rritur pjesën e vet me 0,74%. Se si duket e gjithë kjo, në mënyrë shumë të mirë vizuale e ka pregatitur ekipi nga The Next Web.

Sa i përket pranisë së përgjithshme të tregut, Windows-ët kanë humbur 0,03%, së pari për shkak të sistemit operativ të Apple OS X dhe Linux-it, të cilët janë rritur përkatësisht me 0,01% dhe 0,02%. Do të shohim në muajt në vazhdim se a do të ndihmojë Windows 8 në mbajtjen e dominimit të Microsoft-it apo sistemet operative mobile do të marrin hov përmes tregut në rritje të shpejtë të tabletëve. (PCWorld Albanian)

Windowsi 8 tabel

Tags >

windows
Lajmet e fundit>