Lajmet

Wired: Qendrat e të dhënave të Microsoft-it janë të dobëta kundër spiunimeve të NSA-së

Nov 16 2013
0 Shpërndarje
Wired: Qendrat e të dhënave të Microsoft-it janë të dobëta kundër spiunimeve të NSA-së

ballmer-6Edhe pse Google kishte deklaruar që ka enkriptuar të gjitha qendrat e të dhënave të veta për të mbajtur larg mbikëqyrjen e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, nuk duket që Microsft-i ka bërë ndonjë gjë të gjithë deri tani.

Wired raporton që ekzekutivi i ndërmarrjes Microsfot Dorothee Belz tha këtë javë që “transportimi server-në-server është në përgjithësi jo i enkriptuar”, që është arsyeja pse ndërmarrja është “për momentin duke vëzhguar sistemin tonë të sigurisë”.

Ky është një shqetësim sepse dokumentet e zbuluara nga Edward Snowden së fundi treguan se si NSA ishte në gjendje të hakojë në qendrat e të dhënave të Google dhe Yahoo për t’u futur në lidhjet e tyre qendrore të komunikimit përgjatë shërbimeve të tyre cloud dhe internetit publik.

Nëse Microsoft nuk ka implementuar ende enkriptim të tipit server-në-server të cilin e ka implementuar Google, kjo nënkupton që serverët e vet të të dhënave janë në masë të madhe të hapur ndaj mbikëqyrjes nga NSA-ja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>