Lajmet

Wiser e bën më të thjeshtë përdorimin e telefonëve me Android

May 22 2014
0 Shpërndarje
Wiser e bën më të thjeshtë përdorimin e telefonëve me Android

cvs5pnkqakjl6uh3yhojSmartfonët që përdorin Android mund të jenë pak të ndërlikuar për disa njerëz. Wiser është një lëshues i ri që e bën sistemin operativ të lehtë dhe të thjeshtë për t’u përdorur. Derisa teknikisht ai është një mekanizëm, Wiser vepron më tepër si një zëvendësues i ekranit fillestar.

Ndonëse ai nuk vjen me të gjitha opsionet që do të mund t’i gjenit në alternativat e tjera që bëjnë zëvendësimin e ekranit fillestar, ai përqendrohet në kryerjen e gjërave ditore siç duhet. Ekrani kryesor ka vetëm gjashtë ikona të mëdha: Kontaktet, Thirrja, Porositë, Kamera, Galeritë dhe Aplikacioni.

Nëse e bëni tërheqjen e gishtit majtas mbi ekran do të shihni “Bordin Lajmërues” (kërkon Android 4.3 ose më të ri), një formë e thjeshtësuar e ekranit njoftues të Android-it që ju tregon vetëm se cilat aplikacione kanë nevojë për vëmendjen tuaj.

Thirrësi dhe aplikacionet e librit telefonik po ashtu janë thjeshtëzuar dhe ju mund të shtoni shkurtesa për tek kontaktet e parapëlqyera e po ashtu edhe për aplikacionet. Një përparësi mjaft e mirë e Wiser-it është që përdor mjaft pak resurse, duke kërkuar vetëm 15 MB të RAM-it tuaj. Nëse planifikoni që të blini një smartfon të lirë, pra që nuk ka shumë RAM dhe resurse, Wiser pritet të punojë mirë dhe të jetë i lehtë për t’u përdorur edhe në të. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>