Biznes

Wix blen komunitetin e artistëve të DeviantArt për 36 milion dollar

Feb 25 2017
0 Shpërndarje
TechCrunch raporton se DevianArt, komuniteti kreativ online, është blerë nga Wix për 36 milion dollarë. DevianArt do të vazhdojë të qëndrojë si një kompani në vete dhe të investojë në ndërtimin e aplikacioneve për telefona dhe desktop. Wix blen komunitetin e artistëve të DeviantArt për 36 milion dollar Photo Source: Deviantart

CEO-ja i DevianArt, Angelo Sotir, tha se bashkimi me Wix do të lejojë anëtarët e tyre që të aksesojnë veglat e ndërtuesit të sajteve, duke i ndihmuar që të debutojnë krijimet e tyre në më shumë vende. Një nga këtë vende do të jetë vetë Wix.com, nëse artistët bien dakord që të licencojnë punën e tyre.

DevianArt vazhdon të ketë pothuajse të njëjtin dizajn që ka pasur kur ka debutuar në vitin 2000, përveç një logoje që u prezantua në 2014. Dizajni përfshin një ngjyrë jeshile ushtrie dhe një mur komentesh të ngjashëm me atë të Myspace, në të cilin përdoruesit mund të shkruajnë komplimente dhe thirrje në profilin tuaj. G

jithashtu vazhdon që të mbajë blogun, i cili në ditët e sotme përdoret më shumë për të folur për përditësime ose për të debutuar vepra të ndryshme, se sa si një ditar.

DevianArt për momentin ka 40 milion përdorues të regjistruar. Blerja vjen menjëherë pas intervistës të presidentit të Wix me Reuters, në të cilën tha se kompania po bënte përpjekje për të tërhequr më shumë abonues me pagesë duke krijuar produkte që anojnë drejt krijuesve, si fotografëve dhe muzikantëve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>