Lajmet

“Wolf of Wall Street” është filmi më i piratuar i 2014

Jan 4 2015
0 Shpërndarje
“Wolf of Wall Street” është filmi më i piratuar i 2014

Wolf-of-Wallstreet-585x370Filmi “The Wolf of Wall Street”me regjisor Martin Scorsese dhe me aktor kryesor Leonardo di Caprio është shpallur si filmi më i piratuar për vitin 2014, ka raportuar firma që merret me monitorimin e piraterisë Expicio. Ky film është shkarkuar ilegalisht 30.035 milion herë nga 1 janari i 2014 deri në 23 dhjetor të 2014. Ai u lançua në kinema për herë të parë më 25 dhjetor të vitit 2013 dhe fitoi 392 milion dollar në mbarë botën.

Në listën e filmave të piratuar mori pjesë dhe Disney. Hiti Frozen renditej i dyti në listë duke u ndjekur nga filmi i Goerge Clooney dhe Sandra Bullock, Gravity. Ndërsa në vend të katërt renditej The Hobbit.

Interesant është fakti se filmi shumë popullor i këtij viti, Guardians of Galaxy nuk ishte pjesë e 20 filmave më të piratuar të vitit, kjo ndoshta ngaqë pjesa më e madhe e të interesuarve e panë atë në kinema. Pas The Hobbit renditej Thor: The Dark World, Captain America, The Winter Soldier, The Legend of Hercules, X-Men, 12 Years a Slave dhe The Hunger: Catching Fire. (PCWorld Albanian)

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>