Lajmet

Word, Excel dhe PowerPoint në desktop ruajnë automatikisht dokumentet në OneDrive

Mar 29 2017
0 Shpërndarje
Më specifikisht AutoSave do të funksionojë për përdoruesit të cilët ruajnë skedarët e tyre në OneDrive, OneDrive for Business dhe SharePoint Online. Word, Excel dhe PowerPoint në desktop ruajnë automatikisht dokumentet në OneDrive Photo Source: Microsoft

Ditën e sotme Microsoft tha se funksionaliteti i ruajtjes automatike “AutoSave” do të implementohet më gjerë specifikisht për aplikacionet desktop Word, Excel dhe PowerPoint.

Më specifikisht AutoSave do të funksionojë për përdoruesit të cilët ruajnë skedarët e tyre në OneDrive, OneDrive for Business dhe SharePoint Online.

Aktualisht Microsoft po e ofron për përdoruesit Office 365 të cilët marrin ndërtimet më të fundit të Office përmes programit të insajderave u shpreh zëvendës Presidenti i Microsoft Office në një postim në blog.

Gjer më sot “AutoSave” ishte e disponueshme vetëm përmes Office Online. Konkretisht nëse keni qenë duke edituar një dokument në Word Online apo Excel Online dhe Office për Android, iOS dhe Windows Mobile, ai ruhej automatikisht sapo largoheshit nga dokumenti.

Në desktop kjo veçori merrte emrin “AutoRecover” ku Office ruante dokumentet në intervale 10 minutëshe. Sot gjërat po bëhen më lehta, diçka e ngjashme me Google Docs, Sheets, dhe Slides. Megjithatë duhet të theksohet se këto të fundit nuk kanë aplikacione të dedikuara.

Gjithashtu nga dita e sotme Excel në Windows do të pajiset me veçorinë e bashkë autorimit, përdorues të shumtë bashkëpunojnë në kohë reale gjatë përpilimit të një dokumenti në Excel.

Së fundi, Microsoft shtoi mbështetjen e Windows Ink në OneNote Online. Do të jetë i disponueshëm për Microsoft Edge, Internet Explorer, Firefox, Safari dhe Chrome. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>