Lajmet

WordPress 3.2 Beta 1 i gatshëm për shkarkim

May 13 2011
0 Shpërndarje
WordPress 3.2 Beta 1 i gatshëm për shkarkim

Lëshimi i ri sjell një varg veçorish të reja, duke përfshirë një lajtmotiv të ri, një facelift për ndërfaqen e administratorëve, mostrat e faqosjes në ekran të plotë dhe më shumë.

Një risi tjetër për WordPress 3.2 është që nuk do të jetë i mbështetur për Internet Explorer 6.

Versioni beta premton përmirësime në shpejtësi dhe funksionim, një shirit më të dobishëm për t’u përdorur nga administratorët dhe lajmërimet për përditësimet e shfletuesit.

Lajtmotivi (ang. theme) që vjen i instaluar në WordPress 3.2 është Twenty Eleven. Ky lajtmotiv mundëson fotografi në ballinë që mund të qarkullojë dhe të mira të tjera.

WordPress 3.1 ishte lëshuar para tre muajve. Me versionin e ri beta, WordPress nuk e këshillon që të instalohet ky përditësim, për shkak të versionit të paqëndrueshëm; një version i sigurt mund të jetë i gatshëm kah qershori. Deri atëherë, provuesit e versionit beta mund të raportojnë mangësitë për të ndihmuar përgatitjen e lëshimit të qëndrueshëm zyrtar./pcworldalbanian

 

 

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>