Lajmet

WordPress iu kërkon 100 mijë përdoruesve që të ndryshojnë fjalëkalimet

Sep 14 2014
0 Shpërndarje
WordPress iu kërkon 100 mijë përdoruesve që të ndryshojnë fjalëkalimet

WordPress-680Më herët gjatë kësaj jave, lajmi për zbulimin e 5 milionë fjalëkalimeve dhe emrave të përdoruesve të Gmail-it u publikua në një forum rus të Bitcoin-it, ndonëse Google tha që nuk besonte që këta emra përdoruesish ishin si rezultat i një thyerje të sigurisë.

Tani, Automattic, që menaxhon shërbimin e hostimit të blogjeve WordPress.com, ka zbuluar që ka marrë masa për të siguruar mijëra llogari të veta.

Kompania ka ndërmarrë këtë hap pasi konstatoi që disa e-maile në listën e publikuar përkonin me adresat e e-mailit të përdorura nga përdoruesit e blogjeve në WordPress, duke ndërruar fjalëkalimin e 100 mijë llogarive që përdorin fjalëkalimin e njëjtë si adresa në Gmail të përdoruesve që ishin vendosur në listë.

“Ne po ashtu dërguam njoftime me e-maile për ndryshimin e fjalëkalimeve që përmbajnë udhëzime për rifitimin e qasjes në llogari,” shpjegoi Daryl Houston nga Automattic.

Atyre që ishin prekur nga kjo thyrje e sigurisë iu kërkua që të prekin butonin Login në ballinë dhe të kërkojnë një fjalëkalim të ri. Nëse asgjë tjetër nuk ka ndodhur, kjo shërben si një rikujtues që nuk është asnjëherë gjë e mençur të përdoret i njëjti fjalëkalim përgjatë shumë shërbimeve online.

Nëse ndonjëra nga llogaritë e juaja thyhet, atëherë kjo e bën shumë më të lehtë qasjen edhe në llogaritë e tjera tek të cilat keni përdorur të njëjtin fjalëkalim.

Për ta shtuar një shtresë shtesë të sigurisë në llogaritë e juaja online, ia vlen që edhe të shtoni verifikimin prej dy hapash – të cilin edhe WordPress.com e ofron.

Automattic zbuloi që gjeti 600 mijë e-maile të tjerë që përkonin me listën e zbuluar në Gmail, ndonëse ata nuk përdornin të njëjtat fjalëkalime sikur llogaritë e tyre në WordPress, prandaj nuk iu kërkua që të bënin ndryshimin e fjalëkalimeve. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>