Lajmet

WordPress nën sulm, dëmtohen 1.5 milion uebfaqe

Feb 10 2017
0 Shpërndarje
Një dobësi sigurie në WordPress u ka hapur rrugë hakerave që të sulmojnë dhe dëmtojnë mijëra sajte. Sipas disa burimeve thuhet se janë prekur 1.5 milion uebfaqe e blogje. WordPress nën sulm, dëmtohen 1.5 milion uebfaqe

Firma e sigurisë e cila zbuloi problemin tha se disa hakera ishin përpjekur për të fituar kontroll mbi to dhe jo thjeshtë ti dëmtojnë. WordPress kërkoi nga përdoruesit përditësimin urgjent në mënyrë që të shmangen pasoja katastrofike.

Dobësia e sigurisë qëndron në versionin e softuerit të WordPress prezantuar në fund të 2016-ës. Sucuri tha se kishte lajmëruar WordPress për këtë problem kritik siguri që nga data 20 Janar.

Sipas WordPress vonesa e bërjes publike erdhi si rezultat i përpjekjeve për të lajmëruar kompanitë që të përditësojnë. Më 26 Janar WordPress publikoi një përditësim ku shumë sajte e blogje nuk ngurruan.

Sipas WordFence, një tjetër firmë sigurie cila ka zbuluar prova të aktivitetit të hakerave, mbi 40,000 blogje janë sulmuar nga 20 grupeve hakerash. Përgjatë 48 orëve të fundit janë ndërmarrë mbi 800,000 sulme duke shfrytëzuar këtë dobësi. /PCWorld Albanian

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>