Lajmet

WordPress për Android largon mbështetjen për versionin Gingerbread

May 18 2014
0 Shpërndarje
WordPress për Android largon mbështetjen për versionin Gingerbread

shutterstock_26692243-786x305WordPress.org lajmëroi planet për të larguar mbështetjen për aplikacionet mobile WordPress për Android 2.3 Gingerberad. Kompania shpjegon që përdorimi i Gingerbread ka qenë në një rënie të qëndrueshme në aplikacionin e vet, që së fundi ka rënën në 10 për qind. Si rezultat, WordPress 2.9 për Android që është shtyrë për lëshim “më vonë gjatë këtij muaji”, nuk do të ketë mbështetje për Gingerbread. Të gjitha versionet e reja që vijnë do të mbështesin vetëm pajisjet që përdorin Android 4.0 Ice Cream Sandwich ose ndonjë version të mëvonshëm.

Kompania e shpjegon arsyen se pse është duke u bërë ky ndryshim: Kjo nënkupton që mbi 90 për qind e konsumatorëve tanë janë duke paguar një “taksë Gingerberad” – duke pritur më gjatë për versionet e reja dhe duke mos parë veçoritë që mund të vijnë në telefonat e tyre –që ne të mund të vazhdojmë mbështetjen e pajisjeve më të vjetra.

Ne do të jemi të sinqertë: zhvilluesit tanë – duke përfshirë vetveten – jemi të lumtur për këtë sepse do të na bëjë neve më produktivë. Por gjëja për të cilën jemi më të lumtur është që kjo do të rezultojë në një aplikacion më të shpejt, më të vogël, më të mirë për shumicën e përdoruesve tanë.

Shifrat e fundit nga Google tregojnë që Gingerbread është ende duke u përdorur nga 16.2 për qind e përdoruesve të Google Play. Lajmi i mirë është që WordPress për Android ende do të punojë në telefonat e vjetër sepse versioni i tanishëm (WordPress 2.8) do të vazhdojë të jetë në dispozicion në Google Play.

Shumica e zhvilluesve të Androidit mbështesin edhe pajisjet e reja, edhe ato të vjetra, që kërkon shumë punë dhe bën ngadalësimin e zhvillimit. Me gjasë, do të arrijë një kohë kur shfrytëzimi i përparësive në pajisjet e reja peshon më tepër se sa lënia e përdoruesve të pajisjeve të vjetra të ngecur në versionet e vjetra. Google me gjasë do ta shohë këtë gjë sa më parë që të jetë e mundur. Nëse jeni një zhvillues në Android, ju duhet ta shqyrtoni mundësinë që ta bëni të njëjtën gjë. Përdoruesit e juaj do të ju falënderojnë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>