Lajmet

WordPress pranon bitcoins (një mënyrë pagese)

Nov 19 2012
0 Shpërndarje
WordPress pranon bitcoins (një mënyrë pagese)

WordPress tha të enjten që do të pranojë bitcoins(një metodë pagese), duke e hapur platformën për blogje për pagesa nga përdoruesit në shtetet që nuk mbështeten nga PayPal ose ndërmarrjet e kartave të kreditit.

WordPress është softuer falas dhe me burim të hapur, por ndërmarrja Automattic ofron veçori shtesë me pagesë si dizajni i blogut, domeine të posaçëm, bashkëpunim për hosting dhe masat kundër spamit. Dhe me shumë shërbime të bazuara në ueb, pagesa për ato veçori janë të varura nga transaksionet dhe shërbimi PayPal të eBay-it.

Por WordPress shkroi në blogun e vet që PayPal nuk shërben për më tepër se në 60 shtete dhe ndërmarrjet e kartave të kreditit kanë kufizime për shkak të arsyeve politike, të mashtrimeve dhe arsye të tjera.

“Çfarëdo qoftë arsyeja, ne nuk mendojmë që një individ blogues nga Haiti, Etiopia, ose Kenia duhet të zvogëlojë qasjen në sferën e blogut për shkak të problemeve me pagesë të cilat ata nuk mund t’i kontrollojnë”,- tha WordPress. “Qëllimi ynë është që t’iu jepet mundësia njerëzve, jo që t’i bllokojmë ata.” (PC World Albanian)

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>