Analiza

WordPress sfidon blogerët që të postojnë çdo ditë në vitin 2011

Jan 5 2011
0 Shpërndarje
WordPress sfidon blogerët që të postojnë çdo ditë në vitin 2011

Për blogerët joprofesionistë dhe për ata që kanë blogje personale, shkrimi dhe botimi i postimeve çdo ditë mund të jetë një radhë e gjatë, kështu që në WordPress është lëshuar The Daily Post, një udhëzim me gjëra të mira për “frymëzim, përkrahje dhe këshilla për blog.

Çdo përdorues që dëshion të marrë pjesë në këtë sfidë thjesht do t’i duhet të deklarojë qëllimet e tij dhe pastaj të vendosë fjalëkyçe (ang. tags) si “postaday2011” ose “postaweek2011” në postime gjatë vitit 2011.

Marrja me blog është një përkufizim i zakonshëm për komunitetin në internet; në fakt, së fundi doli një sondazh për qëllimet e njerëzve gjatë vitit 2011. Shumë përdorues thanë që planifikojnë të shpenzojnë më pak rrjetet shoqërore dhe synojnë të krijojnë përmbajtje të tyre gjatë vitit.

WordPress’ Daily Post shihet si një vend mjaft i mire për të filluar. Këshillat për temat që mund të trajtohen në postime janë shumë të mira për shkrime të matura.

Përdoruesit e platformës WordPress kanë bookmark-un “Press This” për postim të shpejtë, si Tumblr dhe disa aplikacioneve për celularë për blog, veçanërisht për të postuar fotografi. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>