Lajmet

Workflow, aplikacioni që kombinon detyra të thjeshta në një buton të vetëm

Dec 13 2014
0 Shpërndarje
Workflow, aplikacioni që kombinon detyra të thjeshta në një buton të vetëm

workflow1Imagjinoni sikur të ekzistojë një buton i vetëm në iPhonin tuaj që kryen çdo detyrë që ju i caktoni. Doni të prenotoni një taksi Uber për eventin tuaj të radhës, të telefononi mamanë tuaj, të gjeni drejtimet për një destinacioni ku doni të shkoni apo të postoni në rrjetet sociale këngën që po dëgjoni? Të gjitha këto dhe shumë të tjera mund ti kryeni shumë lehtë përmes aplikacionit më të ri Workflow.

Bëhet fjalë për një aplikacion të dizenjuar për të kursyer kohën tuaj duke kombinuar detyra të thjeshta në një buton të vetëm. Më pas detyra të caktuara që ju i përdorni më shumë mund ti transferoni në faqen tuaj kryesore të telefonit. Kjo është gjëja më e mirë për Workflow, është një aplikacion tepër fleksibël. Ky aplikacion ofron mbështetje për 150 veprime kështu që praktikisht çdo gjë që ju kryeni në iPhone-n tuaj mund të grupohen së bashku në një sekuencë veprimesh. Si fillim përdoruesve kjo mund t’ju duket diçka e vështirë për tu përdorur, por me disa fotove të thjeshta demostruese zhduken të gjitha paqartësitë.

1Çdo përdorues mund ta përdorë Workflow në mënyra të ndryshme e të personalizuara. Qëllimi i këtij aplikacioni është tu ofrojë përdoruesve të tij aftësinë për të krijuar vetë mënyrën për përdorimin e telefonit të tyre. Workflow është i disponueshëm në App Store me një çmim prej 2.99$. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>