Analiza

World Stat: Kosova e para në Ballkan për depërtim të internetit

Oct 3 2014
0 Shpërndarje
World Stat: Kosova e para në Ballkan për depërtim të internetit

internet_310464Kosova ka zënë vendin e parë me përqindjen më të madhe të popullsisë që përdorin internet në Gadishullin e Ballkanit. Sipas vrojtimit të bërë nga World Stat për depërtimin e internetit dhe rrjetit social Facebook, mbi 76.6 për qind e kosovarëve përdorën internetin gjatë vitit 2013, por në raport nuk tregohen të dhënat për numrin e përdoruesve nga Kosova që janë të regjistruar në Facebook.

Në vendin e dytë vjen Kroacia me 70.9 për qind të popullsisë online, ndërsa rreth 50 për qind e tyre përdorin Facebook. Shqipëria ka qenë në mesin e listës me 60.1 për qind të popullsisë online, apo 1.8 milionë nga 3 milionë banorë, ku 1.1 milionë prej tyre patën llogari në Facebook.

Tabelës për Evropën i prijnë Norvegjia me 95 për qind, si dhe Suedia me 94.8 për qind të popullsisë online. Fundi i listës përbëhet nga Ukraina me 41.8 për qind dhe Turqia me 46.3 për qind. Ndonëse Kosova nuk ka marrë ende liberalizimin e vizave, kjo nuk i ka penguar banorët e saj që të tejkalojnë kufijtë gjeografikë dhe të lidhen me botën përmes internetit. (PCWorldAlbanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>