Lajmet

World Wide Web feston ditëlindjen e 25-të

Mar 12 2014
0 Shpërndarje
World Wide Web feston ditëlindjen e 25-të

www-hero4Pikërisht sot, më 12 mars 2014 uebi feston ditëlindjen e 25-të. Teknologjia ka avancuar shumë që prej momentit fillestar kur Tim-Berners Lee ka shkruajtur një letër ku propozonte krijimin e një sistemi për menaxhimin e informacionit që do të lehtësonte shpërndarjen e informacionit ndërmjet fizikantëve të universiteteve dhe institucioneve të ndryshme në mbarë botën.

Në ditët e sotme është shumë e vështirë të imagjinojmë jetën në mungesë të uebit. Tashmë është përfshirë virtualisht në çdo aspekt të jetës tonë dhe ka ndikuar në mënyrën se si ne bëjmë shumë gjëra.

25 vjet kanë sjellë shumë ndryshime ndaj World Wide Web, ku kemi qenë prezentë se si ka evoluar nga të qenurit statik në një rrjet të mbushur plot me aktivitet dhe kreativitet.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>