Intervista

Wozniak: Microsoft tani është një ndërmarrje tjetër

Jul 10 2012
0 Shpërndarje
Wozniak: Microsoft tani është një ndërmarrje tjetër

Bashkëthemeluesi i ndërmarrjes Apple, Steve Wozniak, është i ngazëllyer për ndërmarrjen Microsoft.

Po, madje më i ngazëllyer se kur atij i ndodhi të kuptonte nëse Microsoft kishte ri-mishëruar Steve Jobs-in në mënyrë që të krijonte smartfonët Windows Phone.

Cult of Mac paraqiti disa pamje të Samitit Entel në Kili, ku Wozniak kishte dhënë mendimet e tij rreth zhvillimeve të fundit në Redmond.

“Unë nuk di shumë gjëra që vijnë nga Microsoft në fushën e konsumatorit. Shumë njerëz e pëlqejnë të thonë që Microsoft nuk kishte aq shumë sukses në vitet e fundit, por Xbox është një sukses dhe me siguri [edhe] Kinect.”

Ai ka të drejtë. Dhe ai është i ngazëllyer për telefonët Windows Phone të ndërmarrjes Microsoft.

“Ata kanë një paraqitje virtuale të mrekullueshme, dhe kjo është pikërisht ajo që Steve Jobs gjithmonë dëshironte – arti dhe teknologjia, bashkimi i artit dhe teknologjisë,” tha ai.

Ai mezi pret ta marrë në dorë tabletin Surface të paraqitur pak kohë më parë nga Microsoft. “Unë dua ta kem një. Dua ta përdori një,” tha ai.

Me të vërtetë, Wozniak u duk aq i ngazëllyer për progresin e arritur nga Microsoft saqë dëshironte të dinte çdo detal se çfarë po ndodhte në këtë ndërmarrje.

Ai shtoi: “Jam i kënaqur që Microsoft ka filluar të tregojë që tani është një ndërmarrje ndryshe se më parë.”

Wozniak gjithashtu foli për Kim DotCom dhe Google Glasses, për të cilat nuk ishte i sigurt nëse do të ishin argëtuese si makina e llojit iPod Nano. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>