Lajmet

WSA-mobile do të përzgjedhë shërbimet dhe aplikacionet më të mira mobile

Aug 2 2014
0 Shpërndarje
WSA-mobile do të përzgjedhë shërbimet dhe aplikacionet më të mira mobile

wsa 1Samiti Botëror i Kombeve të Bashkuara për dhënien e çmimeve mobile (UN-based World Summit Award Mobile, e shkruar ndryshe WSA-mobile) do të përzgjedhë shërbimet dhe aplikacionet më të mira mobile.

Nga 1 deri 31 gusht 2014, një juri ndërkombëtare, e përbërë nga ekspertë të shquar, do të vlerësojë 454 nominime kombëtare nga 95 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, për të përzgjedhur përmbajtjen më të mirë mobile të vitit për WSA-mobile. Juria do të vlerësojë me çmim 5 produkte për çdo kategori të paraqitur në këtë garë.

Një lajm i mirë është që ndër nominimet për kategorinë “m-Environment & Health”, është edhe Shqipëria, e cila konkurron me aplikacionin “Talk to Me” zhvilluar nga Erion Çuni. Aplikacionin mund ta shihni nëpërmjet këtij linku: https://play.google.com/store/search?q=folmemua.

Kategoritë e WSA-mobile dhe anëtarët e jurisë reflektojnë të gjitha anët e jetës kulturore dhe sociale. Anëtarët kanë përgatitje profesionale në fushat e industrive kreative, telekomunikacionit, reklamave, gazetarisë e kërkimeve, si edhe mësimdhënies. Juria do të vlerësojë vlerën e përmbajtjes ashtu si dhe dizajnin e produkteve dhe realizimin teknik. Rol kryesor në vlerësim do të kenë nominimet të cilat bëjnë të mundur një afrim të produkteve me erën dixhitale.

Për fituesit e kësaj gare, WSA-mobile është një mënyrë për të rritur ndërgjegjen globale mbi produktet e tyre. Fituesit do të ftohen në kongresin global të WSA-mobile i cili do të zhvillohet në Abu Dhabi nga data 1 deri 3 shkurt 2015. Eventi do të ofrojë një platformë për fituesit WSA-mobile për të prezantuar shërbimet dhe projektet partnerëve dhe investitorëve potencial.

jurypictures copy

Kategoritë WSA-mobile në garë janë:

m-Business & Commerce

m-Government & Participation

m-Learning & Education

m-Entertainment & Lifestyle

m-Tourism & Culture

m-Media & News

m-Environment & Health

m-Inclusion & Empowerment

WSA-mobile është një iniciative globale e Samitit Global të Kombeve të Bashkuara e cila ndjek zhvillimet e Shoqërisë së Informacionit (WSIS). Qëllimi i kësaj iniciative është të edukojë pasurimin dhe diversitetin e përmbajtjeve mobile anë e mbanë globit dhe të vlerësojë praktikat më të mira në prodhimin e përmbajtjeve mobile. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>