Lajmet

Wunderlist Chrome Panel e bën të thjeshtë dhe të lehtë listën e gjërave që duhet të bëni

Aug 3 2014
0 Shpërndarje
Wunderlist Chrome Panel e bën të thjeshtë dhe të lehtë listën e gjërave që duhet të bëni

umiceeqzosjtez1fhntrChrome: Wunderlist është njëri nga aplikacionet më të mira për të formuar lista me gjërat që duhet të bëni në Windows, Mac OS X dhe Linux. Nëse përdorni Google Chrome, kjo gjë sapo është bërë akoma më e lehtë për t’iu qasur Wunderlist-it me një shtojcë të re që e kthen atë në një panel gjithmonë të hapur që nuk e çrregullon ekranin tuaj.

Së pari do të ju duhet që të lëshoni Panels në chrome://flags – shtojca ju ofron një lidhje të shkurtër, kështu që ndiqeni atë. Hapeni Wunderlist Chrome Panel, kyçuni në llogarinë tuaj dhe ju do të merrni një version mobil të aplikacionit Wunderlist në një panel të vogël në ekranin tuaj. Shumica e butonave të zakonshëm të cilët do të ju duhen janë aty, duke përfshirë kalendarët, radhitjen sipas alfabetit, e-maili dhe gjëra të tjera.

Për të kaluar përgjatë kategorive shtypni:

-Ctrl+1: Që më janë caktuar mua

-Ctrl+2: Favorizuar

-Ctrl+3: Sot

-Ctrl+4: Java

-Ctrl+5: Të gjitha

-Ctrl+6: Të përfunduara

-Ctrl+7: Bisedat

Klikoni këtu për ta marrë këtë shtojcë për Chrome. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>