Ja se si

Wunderlist, menaxhoni projekte me lehtësi

Jul 13 2011
0 Shpërndarje
Wunderlist, menaxhoni projekte me lehtësi

Në Windows, Mac, pajisje mobile e gjithashtu edhe në domenin e aplikacioneve të uebit ka aplikacione të shumta për menaxhim të projekteve dhe me lista për aktivitete që duhet bërë. Shumë prej tyre janë me dizajn të bukur dhe janë të thjeshta për tu përdorur, por ato shpesh janë të shtrenjta dhe punojë në një platformë të vetme. Shumë pak aplikacione me lista aktivitetesh ofrojnë zgjidhje të integruar për të ruajtur detyrat tuaja të sinkronizuara mes pajisjeve tuaja. Gjëja e fundit që ju duhet të bëni është të menaxhoni një listë aktivitetesh shumë të komplikuar, kur veçse po hasni në vështirësi për të përballur detyrat e shumta ditore. 

Wunderlist…

Gjithnjë është interesant kur në treg paraqitet një kompani tërësisht e re dhe vendos në qendër të vëmendjes një kategori të re softueri. 6Wunderkit është një e tillë (kompani nga Berlini, Gjermani) dhe ka sjell në treg prej vitit 2010 në treg një aplikacion të avancuar për menaxhim të projekteve. Ky aplikacion, ishte shpalosur më pas për Windows dhe OS X, por shumë shpejt doli edhe në iPhone, iPad dhe pajisje tjera me Android. Në fund i tërë aplikacioni Wunderlist doli në internet, kështu që të gjithë ishin në hap me detyrat e tyre pavarësisht pajisjet që përdornin. Për një aplikacion pa pagesë, është jashtëzakonisht mbresëlënës sesa shpejt ka avancuar. 

Sapo të keni krijuar një llogari, ju kyçeni në Wunderlist që ka mësime ndihme të mjaftueshme për t’ju orientuar. Edhe pse aplikacioni është ndërtuar përmes Titanium Framework, është interesant të shihet sesi punon në platforma të shumta dhe si ka ngjashmëri në cilindo sistem të përdorimit. Wundlerlist është i organizuar me detyrat tuaja në panelin qendror, dhe detyrat tuaja organizohen në anën e djathtë. Poshtë ju mund të rendisni detyrat tuaja sipas datës, prioritetit dhe mund të kërkoni detyra edhe në pjesën anësore. 

Wunderlist nuk është thjeshtë aplikacion për aktivitete. Ai është gjithashtu me dizajn të bukur dhe argëtues. Ju mund të menaxhoni me lehtësi sesi organizohen detyrat e juaja, thjeshtë me klikime dhe rirenditje të detyrave, apo me renditje të një detyre në një listë tjetër detyrash. Nëse duhet të editoni, vetëm klikoni dy herë.

Wunderlist ju mundëson gjithashtu outsourcing të detyrave tuaja. Shumë gjëra që dëshironi të përfundoni mund të bëhen edhe në grup. Ju mund të shkëmbeni listat tuaja me të tjerët në Wunderlist, mund t’i dërgoni me email, mund t’i kontrolloni me CloudApp, etj. 

Përfundimisht para se të thoni pse po qëndron ky artikull në PCWorld Albanian, na lejoni t’ju themi se Wunderlist është një zgjidhje e jashtëzakonshme për të mbajtur të organizuar vetën tuaj dhe për të shikuar në çfarëdo momenti çfarë ju duhet. Sidomos gjatë verës në kompaninë tonë përgatitemi për projekte tjera dhe aplikacione të tilla na ndihmojë shumë, veçanërisht sepse listat mund të shkëmbehen mes nesh, pavarësisht se çfarë njësi kemi në përdorim. 

Nëse edhe ju po kërkoni një menaxher projektesh më të integruar, mos harroni aplikacionin e 6Wunderkinder, që do të jetë aplikacion Premium dhe quhet Wunderkit. Le të shohim se çfarë do të në sjell në skenë kjo kompani në të ardhmen e afërt… (edhe një këshillë; nëse dëshironi ta modifikoni aplikacionin Wunderlist ju mund të shkarkoni kodin burimor të tij prej GitHub…). /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>