Lajmet

Wunderlist tani aplikacion i disponueshëm për Chrome

Jul 27 2013
0 Shpërndarje
Wunderlist tani aplikacion i disponueshëm për Chrome

Wunderlist është njëri nga aplikacionet më të mira për mbajtjen e listës me gjëra që duhet të kryhen, i cili tani është në dispozicion për shfletuesin Google Chrome.

Nëse jeni në atë pozitë që nuk jeni të lejuar që të instaloni Wunderlist në kompjuterin të cilin e përdorni në punë, atëherë Wunderlist për Chrome është zgjidhja juaj.

“Wunderlist është rruga më e lehtë për të menaxhuar dhe shpërndarë listat tuaja ditore me gjërat që duhet të bëni.

Qofshi ju duke drejtuar biznesin tuaj, duke planifikuar një aventurë jashtë ose duke shpërndarë një listë me gjërat për blerje me një person të dashur, Wunderlist është këtu për të ju ndihmuar që t’i kryeni gjërat.

Wunderlist-i i ri për aplikacionin e paketuar në Chrome e kthen shfletuesin më të popullarizuar në botë në një nivel tërësisht të ri. Ai shpërndan një përvojë autoktone për të ju mbajtur produktiv nga çfarëdo pajisje.”

Aplikacioni i ri për Chrome tani është në dispozicion për shkarkim nga dyqani me aplikacione për Google Chrome dhe funksionon mjaft mirë off linë kur është e nevojshme. (PCWorld Albanian)

Wunderlist Chrome App

Lajmet e fundit>