Biznes

Xbox 360, konsola më e shitur për 22 muaj rresht

Nov 11 2012
0 Shpërndarje
Xbox 360, konsola më e shitur për 22 muaj rresht

Microsoft-i nuk do të komentojë rreth shitjes së tabletave Surface, por nuk ka asnjë problem për të promovuar shitjet e Xbox 360.

Kompania ka lajmëruar se ka shitur 270 mijë njësi në SHBA gjatë muajit tetor të 2012. Ky është muaji i 22-të rresht që kjo pajisje është në vend të parë për sa i përket shitjeve në krahasim me të tjerat e llojit të saj.

Në një blog të Microsoft-it thuhet se njerëzit kanë shpenzuar 315 milionë $ në pajisje dhe lojëra të Xbox 360 vetëm në muajin tetor, më shumë se PS3 dhe Wii të kombinuara.

Gjithsesi kjo shifër është më e ulët nga sa u raportua në tetor të vitit 2011 e cila vlerësohej në 393 mijë.

Duke krahasuar me shifra të përgjithshme, ky ishte një muaj tjetër në të cilin shitjet ishin më të pakta.

Sipas Gamesindustry.biz kombinimi i harduerit dhe softuerit vlerësohej në 755,55 milionë $, një ulje 25% nga viti i kaluar.

Loja më e shitur thuhet se është NBA 2K13 duke u pasuar nga Resident Evil 6, Pokemon Black Version 2 dhe Dishonored. (PCWorld Albanian)

Tags >

xbox
Lajmet e fundit>