Vëzhgim

Xbox 360 kryeson në Shtetet e Bashkuara

Aug 13 2011
0 Shpërndarje
Xbox 360 kryeson në Shtetet e Bashkuara

Shitje të shumta të Xbox-it janë fuqizuar edhe me lëshimin e pajisjes shtesë si kontrollues në lojë, Kinect, për Xbox 360 gjatë nëntorit. Senzori Kinect është një shirit horizontal që vendoset në bazën e televizionit tuaj. Pajisja ka një kamerë RGB, senzor të thellë dhe mikrofon shumë grupor, që ka softuer pronësor. Kinect mundëson kapjen 3D të lëvizjeve të tërë trupit, njohjen e fytyrës dhe zërit. Ata që kanë Kinect kanë mundësi të luajnë vetëm duke lëvizur trupin e tyre. Ndalja e televizionit në një pjesë të caktuar dhe përshpejtimi i filmave mund të bëhet duke përdorur lëvizje të dorës dhe duke dërguar një kontrollim me zë.

Xbox 360, gjatë vitit 2010, kryesoi tregun amerikan. Microsoft tregoi gjatë janarit në CES që ndërmarrja kishte shitur më shumë se 50 milionë konzolla Xbox 360 në mbarë botën, që nga koha kur është lëshuar. Microsoft ka gjithashtu 30 milionë përdorues aktivë të Xbox LIVE dhe ka shitur 10 milionë senzorë Kinect vetëm gjatë 60 ditëve që ishte në treg. Duke përfshirë përfitimet me harduerë, softuerë dhe pajisje shtesë, vetëm gjatë muajit korrik, platforma Xbox 360 ka fituar 250 milionë dollarë, që paraqet konzollën më të shitur në Shtetet e Bashkuara./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>