Vëzhgim

Xbox 360 me një numër të madh shitjesh

Feb 10 2012
0 Shpërndarje
Xbox 360 me një numër të madh shitjesh

Konzolla mjaft e popullarizuar e prodhuar nga Microsoft ishte platforma më e shitur në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit janar, muajit i trembëdhjetë me radhë ky ku triumfon Xbox 360, tha NPD Group gjatë ditës së djeshme.

Gjatë muajit janar, Microsoft shiti 270,000 Xbox 360, duke pasur kështu 49% të tregut të konzollave gjatë muajit të kaluar. Xbox kishte përfituar 310 milionë dollarë në shitje të përgjithshme (harduer, softuer dhe pajisje shtesë), numri ky më i madh i arritur nga ndonjë konzollë në Shtetet e Bashkuara. Janari gjithashtu shënoi muajin e njëmbëdhjetë me radhë në të cilin Xbox mori më shumë se 40% të tregut.

Kjo konzollë kishte marrë pesë nga top dhjetë lojërat më të shitura në Shtetet e Bashkuara në janar: Elder Scrolls V: Skyrim, Call of Duty: Modern Warfare 3, Battlefield 3, NBA 2K12 dhe Just Dance 3. Shifrat e lëshuara gjatë javës së kaluar treguan që Xbox 360 ishte konzolla më e shitur për tërë vitin 2011./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>