Harduer

Xbox 360 Slim më i mirë se Playstation 3!

Jun 27 2010
0 Shpërndarje
Xbox 360 Slim më i mirë se Playstation 3!

Versioni më i ri i konzolës Xbox360 që u prezantua në E3 2010, tani veçohet me teknologjinë Wireless të frekuencës N, që është shpejtësia më e mirë e mundshme për Wireless. Sipas menaxherit të marketingut RyanMoore,

“Veçoria Wireless N e bënë më të lehtë që konsumatorët të arrijnë atë përmbajtje HD nga Xbox Live në dhomat e tyre të ndejës dhe mënyra më e mirë për këtë është përmes Wireless N. Kjo është diçka që duhet adoptuar për të qenë para konkurrencës”.

Xbox 360 historikisht ka luajtur rolin e ndekjes teknologjike të PS3. Modeli i parë Xbox 360 nuk ka pasur dalje HDMI, HDD ka pasur kapacitet të vogël dhe të limituar dhe nuk ka pasur WiFi. E të gjitha këto probleme eventualisht u adresuan nga Microsoft, edhe pse kjo ndodhi disa vite më vonë.

Në anën tjetër Peter Molyneux, njeriu prapa video lojërave fantastike si Black&White dhe Fable, për të nxehur gjakrat më shumë mes konkurrencës ka theksuar se PlayStation Move nuk dallon aspak nga kontrollorët e Wii.

Në një intervistë për UGO, Molyneux tha: “E gjejë të vështirë të gjejë ndonjë dallim mes Sony Move dhe Wii. E di se Sony dhe Nintendo nuk do të pajtohen me këtë dhe do të argumentojnë se dallojnë, por ata në një formë janë të njëjtë”.

Padyshim që ky koment i bërë nga Molyneux shfaq edhe atë që mendojnë gejmerët, pasi që ata thonë se kontrollorët e këtyre dy platformave duken ngjashëm.

Por Sony nuk ka këtë mendim. Ata thonë se Move është më i sofistikuar se Wii për shkak se pëdor një kamerë për të përcjellë lëvizjet e lojtarit dhe për të kapur detaje të plota të lëvizjeve, kurse Wii njeh vetëm lëvizjet planare 2D.

“Do të ishte e lehtë për Microsoft të krijojë diçka si Wii, por në vend të kësaj ata ecën para dhe thanë JO. “Ne do të bëjmë një hap më të madh” u shpreh Molyneux.

Edhe Move e edhe Kinect, që do të sfidojnë konkurrencën Nintendo Wii, do të paraqiten më vonë gjatë këtij viti, por kush do të prezantohet si platformë më serioze mbetet të shihet.

Lajmet e fundit>