Harduer

Xbox 720 nuk do të lëshohet në vitin 2012

Mar 17 2012
0 Shpërndarje
Xbox 720 nuk do të lëshohet në vitin 2012

Kjo me siguri që mund të zhgënjejë dashamirësit dhe zhvilluesit të cilët me ëndje kanë qenë duke e pritur informacionin për gjeneratën e radhës të konzollës, të quajtur Xbox 720. Por nëse Microsoft nuk ka plane që ta lëshojë atë gjatë këtij viti, kjo është një gjë e mençur për t’u bërë. Një lajmërim në qershor për një Xbox që do të mund të lëshohej gjatë vitit 2013 thjesht do të mund të thante kërkesën për gjeneratën e tanishme të kësaj konzolle. Zbulimi është i rëndësishëm sepse një ekosistem i tërë varet nga platforma e Microsoftit për lojëra dhe zhvilluesit duhet të punojnë për lojërat për gjeneratën e ardhshme.

“Derisa ne e vlerësojmë tërë interesimin në planet tona afatgjatë për të ardhmen, ne mund të pranojmë që nuk do të ketë fjalim për harduerin e ri Xbox në E3 ose ndonjë kohë afër,” tha Microsoft në një deklaratë. “Për ne, 2012 është i tëri për Xbox 360… Konzolla është duke arritur vitin e vet më të madh ndonjëherë – një vit në të cilin Xbox shiti më shumë se të gjitha konzollat e tjera mbarëbotërore. Xbox 360 nuk tejkaloi vetëm konzollat e tjera, ai gjithashtu u shit më shumë se të gjitha pajisjet e tjera të lidhura në TV si DVD lëshuesit, e po ashtu edhe marrësit digjital mediatik dhe sistemet teatër në shtëpi. Në vitin tonë të shtatë, ne shitëm më shumë konzolla se në çdo vit tjetër – duke mos e përfillur marrëveshjen.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>