Analiza

Xbox One më i famshëm në Facebook se sa PlayStation 4

Jun 25 2014
0 Shpërndarje
Xbox One më i famshëm në Facebook se sa PlayStation 4

2574891-5413105070-consoSipas shifrave të fundit zyrtarë për mbarë botën, PlayStation 4 ka shitur 7 milionë njësi deri tani, duke qëndruar përpara Xbox One që ka shitur deri tani 3 milionë njësi, por për disa arsye konsolla e Microsoft-it është duke fituar garën e popullaritetit në Facebook.

Sipas një grupi të “pëlqimeve” mes përdoruesve të rrjetit Facebook në SHBA, që është kryer nga Blogu Movoto Real Estate, Xbox One është konsolla më e popullarizuar në 22 shtete, në krahasim me PS4, që është konsolla më e popullarizuar në 19 shtete.

Nëntë shtete rezultuan me barazim, me siguri për shkak të mënyrës që Facebook bën vlerësimin e audiencës. Wii U ishte duke u përdorur, por nuk fitoi më tepër se gjysmën e “pëlqimeve” ose të Xbox One ose PS4 në ndonjë shtet.

Siç mund ta shihni në hartën e mësipërme, Xbox One është më e popullarizuar në bregdete dhe në shtetet më të populluara, ndërsa PS4 është më i popullarizuar në qendër. Sipas Movoto-s, Nevada pati bazën më të madhe të pëlqimeve për të konsollat, ndërsa Misisipi kishte bazën më të vogël për të dy konsollat.

Siç mund ta keni menduar deri tani, kjo nuk nënkupton ndonjë përfitim të madh për ndonjërën nga kompanitë, kryesisht për shkak se të dhënat e Facebook-ut nuk pasqyrojnë shitjet aktuale. Këto shifra mund të sugjerojnë që dashamirësit e Xbox One janë përdorues më aktivë në Facebook, ose që Microsoft ka bërë më tepër për ta promovuar atë në atë rrjet social. Për të kuptuar më tepër, vizitoni faqen e Movoto-s. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>