Harduer

Xbox One pajiset me Dolby Vision

Jul 16 2018
0 Shpërndarje
Netflix është një nga aplikacionet e para që duhet përditësuar me Dolby Vision për Xbox One S dhe Xbox One X, dhe nuk është e qartë nëse Microsoft ka në plan ta zgjerojë këtë edhe te disqet rreze-Blu. Xbox One pajiset me Dolby Vision

Microsoft është duke u përgatitur për të shtuar mbështetjen e Dolby Vision për konsolat Xbox One S dhe Xbox One X . Shtesa do të thotë që konsolat  Microsoft të bashkohen me Apple TV 4K dhe Chromecast Ultra të Google si pajisjet e vetme që aktualisht mbështesin Dolby Vision dhe Dolby Atmos.

Microsoft po teston tani përkrahjen e tij të Dolby Vision me Xbox Insider dhe duket se është i kufizuar në aplikacionet për transmetim për momentin.

Netflix është një nga aplikacionet e para që duhet përditësuar me Dolby Vision për Xbox One S dhe Xbox One X, dhe nuk është e qartë nëse Microsoft ka në plan ta zgjerojë këtë edhe te disqet rreze-Blu.

Dolby Vision konsiderohet gjerësisht më superior ndaj mbështetjes aktuale të HDR10 që gjendet në Xbox One. Dolby Vision rregullon ndriçimin dhe ngjyrën e skenës me metadata, dhe mbështet deri në një thellësi ngjyrash 12-bit dhe objektiva më të larta shkëlqimi sesa HDR10.

Ndërsa ju nuk do të shihni një ndryshim të menjëhershëm në televizorët e tanishëm, kjo do të shihet si një provë për të ardhmen në luftën e standardeve HDR. Rivali kryesor I Microsoft, PlayStation 4 e Sony, ende nuk mbështet plotësisht Dolby Atmos ose Dolby Vision. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>