Lajmet

Xbox One përfshin integrim të gjerë me SkyDrive

Nov 12 2013
0 Shpërndarje
Xbox One përfshin integrim të gjerë me SkyDrive

skydrivexboxone_large_verge_medium_landscapeTeksa Microsoft-i i afrohet datës së planifikuar për lëshim të Xbox One,kompania po jep hollësi për disa aplikacione të brenda-ndërtuara në konsollë.

Derisa Xbox 360 përfshin qasje tek një aplikacion në SkyDrive, mbështetja e Xbox One shkon më tej.

Microsoft-i është duke e integruar shërbimin e vet për ngarkesë në cloud drejtpërdrejt në listimet e kanaleve në OneGuide TV, duke i mundësuar shërbimit që të paraqes fotografi dhe folderë pa e hapur aplikacionin.

Fotografitë dhe folderët e kamerës në SkyDrive shtohen vetvetiu në OneGuide dhe, kur psoeduesit e Xbox One përzgjedhin një fotografi ai lëshohet drejtpërdrejt në një prezantim të asaj fotografie të caktuar dhe për tërë albumin.

Integrimi me listimet e TV-ve është një ndryshim i madh nga versioni i tanishëm Xbox 360, por Microsoft-i po ashtu ka bërë paraqitjen e mbështetjes së Xbox One duke iu mundësuar lojtarëve që të mund të shikojnë fotografi teksa janë duke dëgjuar muzikë nga shërbimi Xbox Music.

Fotografitë dhe videot mbështeten në aplikacionin SkyDrive sikur versioni 360 që i mbështet ata, me qasje tek listimet e folderëve dhe skedarëve.

Një veçori e cila siç duket ende mungon është mundësia për të transmetuar audio skedarë nga aplikacioni SkyDrive. Aplikacioni ekzistues SkyDrive për Xbox 360 nuk lëshon skedarë MP3. (PCWorld Albanian)

Tags >

skydrive
Lajmet e fundit>