Harduer

Xbox One X shënon rezervime rekord

Aug 25 2017
0 Shpërndarje
Gjeneratat e fundit shitjet e produktit janë rritur ndjeshëm. Xbox One tejkaloi Xbox 360 edhe pse është shitur më pak se PlayStation 4. Xbox One X shënon rezervime rekord Photo Source: Microsoft

Ekzekutiv i Microsoft Xbox Phil Spencer kishte thënë në të kaluarën se kompania nuk pret që Xbox One X të jetë një produkt i shitur në masë megjithatë produkti po rezulton i tillë.

Xbox One X “Projekti Scorpio” doli në shitje ditën e Dielë ndërsa sot është e vështirë ta gjesh një. “Në vetëm pak ditë kemi parë rezervime rekord dhe Xbox One X janë shitur në të gjitha shtetet pothuajse,” tha Zëvendës Presidenti i Xbox Mike Nichols.

“Ju, fansat tonë më të zjarrtë keni rezervuar në pesë ditët e para më shumë Xbox One X se çdo Xbox tjetër,” tha Ai.

Gjeneratat e fundit shitjet e produktit janë rritur ndjeshëm. Xbox One tejkaloi Xbox 360 edhe pse është shitur më pak se PlayStation 4. Forza Motorsport 7 dhe Cuphead janë dy titujt ekskluzivë të Xbox One dhe Windows 10 këtë sezon.

Një numër lojërash do të përditësohen për modelin X si Middtle-earth: Shadow of War dhe Assassin’s Creed Origins. Xbox One X do të jetë në dyqanet e para më 7 Nëntor. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>