Xbox SmartGlass

Jun 7 2012
0 Shpërndarje
Xbox SmartGlass

Microsoft prezantoi teknologjinë e saj Xbox SmartGlass në Panairin e Elektronikës në Los Angeles.

Xbox SmartGlass është një aplikacion i ri, për Windows 8, Windows Phone dhe pajisjet që operojnë me iOS dhe Android OS, e bërë që ju të keni një ekran të dytë ku mund të ndërveproni me përmbajtjet ndërsa shikoni TV. SmartGlass punon me Internet e lidhur me aparatin portabël të Xbox-it tuaj.

Microsoft demonstroi Game of Thrones, duke treguar një hartë interaktive të saj ku po zhvillohej aksioni në skenën e dhënë, gjithashtu dhe lundrimin në Ueb, ku tableti juaj bëhet një tastierë virtuale dhe ku mund të lundroni në Ueb në një ekran të madh duke përdorur një shfletues Interneti. Në anën e lojës, Microsoft tregoi se si mund të luani në një lojë ose të ndërveproni me të, dhe të bëni një lidhje me shumë lojtarë në Internet një një lojë si Halo 4.

Të gjitha në një, SmartGlass duket sikur ka harduerin që përkrahë të gjitha platformat e celularëve, dhe duke e kthyer tabletin tuaj në një tastierë apo telekomandë për konsolën tuaj. Megjithatë, zhvilluesit e këtij aplikacioni deklarojnë se sa i përket pjesës softuerike mbetet ende punë pë t’u bërë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>