Siguri

XCon mblodhi qindra ekspert të sigurisë në Kinë

Aug 4 2010
0 Shpërndarje
XCon mblodhi qindra ekspert të sigurisë në Kinë

Gjiganti Microsoft ishte sponsor i takimit dy ditor në kryeqytetin e Kinës, që tërhoqi më shumë se 300 pjesëmarrës nga Kina dhe anembanë botës për të shkëmbyer ide në përmirësimin e sigurisë së cyber-hapësirës.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe hakerë veteran nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët theksuan se tani janë në një detyrë për të bërë aleanca me moshatarët e tyre dhe për të larguar nocionet e cyber-spiunimit. “Ne dëshirojmë të krijojmë mirëkuptim mes dy kulturave të hakerëve” tha Colin Ames për AFP më herët gjatë kësaj jave në takimin Black Hat të organizuar në Las Vegas.

“Nuk ka kuptim të thuhet se hakerët Kinez janë të këqij dhe hakojnë për qeverinë” tha Ames, i cili ishte pjesëmarrës në konferencën e sigurisë XCon në Pekin.

Kina, që ishte akuzuar për cyber-sulmet e shtuara ndaj Google dhe qeverisë Indiane, ka popullsinë më të madhe online prej 420 milion përdoruesish.

Lajmet e fundit>