Harduer

Xerox prezanton printer të rinj dedikuar bizneseve të vogla dhe të mesme

Feb 23 2011
0 Shpërndarje
Xerox prezanton printer të rinj dedikuar bizneseve të vogla dhe të mesme

Printeri laserik me ngjyra Xerox Phaser 6010 që kushton 299 dollarë ka një dizajn të vogël dhe të lehtë dhe mund të sjellë deri në 12 printime me ngjyra në minutë dhe 15 printime bardh e zi për minutë. Ai ka një kapacitet prej 160 letrash dhe mund të shtyp në disa lloje të ndryshme të madhësive të letrave, duke përfshirë edhe etiketa dhe zarfa.

Xerox Phaser 6500, që është printer laserik me ngjyra kushton 399 dollarë dhe sjellë një shpejtësi prej 24 printime në minutë si në formatin me ngjyra ashtu edhe bardh e zi, dhe në anën tjetër ka një kapacitet të mbaj 500 letra. Ai përdor ketrixha të vogël dhe të kapacitetit të lartë që kursejnë hapësirë si dhe kanë ndikim të vogël në ambient, pasi që Xerox thekson se këta ketrixha prodhojnë deri në 80% më pak mbeturina sesa produktet e konkurrencës. Për 499$ konsumatorët do të jenë në gjendje të blejnë një printerë që mund të shtyp në të dy anët e letrës.

Në fund është produkti i ri Xerox WorkCentre 6505 me çmim prej 69 dollarë, që sjell fotokopje, skanim, faks dhe aftësi për qarkullim digjital të punës, duke mundësuar në këtë formë menaxhimin e dokumenteve në formë më efikase me veçori si Scan to E-mail, Network Scanning, Direct Scan to Applications përfshirë Optical Character Recognition, dhe një Scan to USB. Për 749$ konsumatorët mund të blejnë edhe një të tillë që mundëson printim në të dy anët e fletës.
Phaser 6010, Phaser 6500 dhe Work Centre 6505 printojnë që të gjithë në një rezolucion printimi prej 600 here 600 here 4 dpi, dhe janë në shitje përmes të gjithë stërshitësve, shitësve dhe partnerëve të Xerox.

Duhet theksuar se partnerë zyrtar i Xerox për Kosovë është Art House, e cila ofron produktet më të reja të kësaj kompanie dhe shërbime tjera të avancuara për rajonin e Kosovës. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>