Lajmet

Xhakli në mesin e “Piratëve”

Aug 12 2011
0 Shpërndarje
Xhakli në mesin e “Piratëve”

Samiti i piratëve u bënë thirrje të gjithë atyre që janë inovativ, kreativ, të gatshëm për të rrezikuar dhe për të sfiduar veten në ndërmarrësi të jenë pjesëmarrës, dhe të kërkoj diçka më ndryshe përveç ndjekjes së titujve dhe kopjimit. Të gjithë ata që mund të identifikojnë vetën brenda këtyre pikave janë të mirëseardhur të aplikojnë në një ngjarje ekskluzive brenda komunitetit të startup’s në Evropë.

Në tetor të vitit 2010, kur Michael Arrington prej TechCrunch postoi një artikull në blogun e tij të titulluar “Are you a pirate?” (A je ti pirat?), u definuan talentet që duhet të ketë një themelues i jashtëzakonshëm. Katër studentë dhe katër themelues të suksesshëm kanë krijuar një event, që kombinon analogjinë e Arrington me visionet e tyre të ndërmarrësish dhe si rezultat krijohen vlerat praktika për pjesëmarrësit, të cilat asnjë ngjarje tjetër nuk mund t’i ofrojë. 

Me 20 shtator, 200 “pirat” do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvojat dhe opinionet e tyre me visionarët dhe rrezikuesit e tjerë, për të definuar standardet e reja të ndërmarrësish. Synimet për panelet punuese mbesin kodimi, dizajni, shfrytëzueshmëria, zhvillimi i biznesit, prodhimi, themelimi, e tema të tjera. Në mesin e folësve të konfirmuar janë Lars Hinrichs (XING), Stefan Glaenzer (last.fm), Alexandru Lapusan (Zitec), Christian Busch (Sandbox Network), Thomas Madsen-Mygdal (ndërmarrës serik), si dhe Kushtrim Xhakli (Fast Europe Ventures), që tanimë është bërë fytyrë e njohur në startua skenën ndërkombëtare.

Xhakli është shpërblyer disa herë, pas krijimit të portalit për edukim elektronik trajnimi.com, që ofroi qasje pa pagesë për edukimin e tregut të ICT’s në Kosovë. 

biografinë e tij në kuadër të listës së folësve ai përshkruhet si njohës shumë i mirë i asaj se pse projektet kanë sukses apo dështojnë. Tani për tani Xhakli është CEO i Fast Europe Ventures, një kompani e specializuar për ofrim të shërbimeve për pagesa mobile. Kjo kompani ka një prezencë në Evropën Veriore dhe Lindore, dhe është e fokusuar veçanërisht në Ballkan ku pagesat mobile janë në zhvillim e sipër. E për herë të parë në shkurt të vitit 2010, FEV është shpallur edhe përfaqësues e teknologjisë UpCode 2D Bar Code për tregun e Ballkanit.

Në anën tjetër kjo nuk është konferenca e parë në të cilën Xhakli ka marrë pjesë si folës. Ai ishte ligjërues edhe në TEDxWarsaw, konferencën Login 2011, konferencën SHIFT 2010, etj e në anën tjetër prezenca e tij në zhvillimin e ndërmarrësish në Kosovë asnjëherë nuk ka munguar, pasi që ka qenë prezentë shpesh në konferenca e ngjarje lokale si Startup Live Casting, që u mbajt në qershor në Prishtinë.Kjo e fundit (përkatësisht organizatorët e konferencës Startup Live Casting), e ka përzgjedhur Xhaklin edhe si përfaqësues të tyre për Evropën Juglindore./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>