Vëzhgim

Xhakli në mesin e ligjëruesve të konferencës Login 2011

Feb 19 2011
0 Shpërndarje
Xhakli në mesin e ligjëruesve të konferencës Login 2011

Qysh prej vitit 2007 kur edhe filloi konferenca e parë, LOGIN ka formuar një rritje të fuqishme dhe tani lidh më shumë se 1,800 njerëz që  vijnë në konferencë për të festuar inovacionet e jashtëzakonshme të internetit. Në vitin 2010, morën pjesë më shumë se 1,800 pjesëmarrës për të dëgjuar 35 ligjërues si Walter de Brouwer, Matthew Frazer, Ilja Laurs, Pet Punk, etj,

Me 17 dhe 18 mars mbahet konferenca për këtë vit dhe numri i pjesëmarrësve pritet të jetë mjaft i madh, por një prej gjërave më atraktive që duhet përmendur është edhe pjesëmarrja si ligjërues e Kushtrim Xhaklit, themelues i Fast Europe Ventures dhe një prej ndërmarrësve më të suksesshëm të Kosovës.

LoginPrania e Xhaklit në këtë ngjarje cilësohet si e rëndësishme për faktin se kompania të cilën e udhëheq ai punon në disa vende në të njëjtën kohë, dhe në këtë aspekt rol të rëndësishëm ka interneti. Xhakli që ishte udhëheqës i IPKO Institute në Kosovë, është edhe themelues i sistemit të parë të mësimit me bazë në web në lidhje me mësimin dhe zhvillimin e aftësive për teknologjinë informative. Trajnimi.com sot është portal që njihet edhe nga arsimi ndërkombëtar.

Rreth Xhaklit kanë folur media të shumta të botës si The Economist, BBC, France 24, Die Ziet, etj ndërsa ai sot vazhdon të udhëheqë para kompaninë e tij Fast Europe Ventures që është e specializuar në përshtatjen e teknologjive të reja, përkatësisht në telekomunikim dhe ofrimin e shërbimeve mobile.

PCWorld Albanian ka pasur rastin të realizojë një intervistë me të, kohë më parë gjersa ishte për vizitë në Kosovë dhe shumë shpejtë do të keni mundësi të lexoni më shumë në lidhje me të.

Lajmet e fundit>