Harduer

Xhironi video derisa jeni në levizje

Jul 20 2012
0 Shpërndarje
Xhironi video derisa jeni në levizje

E keni imagjinuar ndonjëherë sikur të ekzistonte një pajisje që t’ju xhironte automatikisht ndërkohë që jeni në lëvizje? Kështu nuk do të ishte e nevojshme t’ia kërkoje dikujt tjetër të bënte rolin e operatorit.

Tre inxhinierë nga Teksasi kanë ndërtuar një pajisje të quajtur SOLOSHOT, e cila regjistron dhe i ndjek subjektet pa pasur nevojë për një kameraman.

Ja se si funksionon:

SOLOSHOT-i lidhet me subjektin përmes një senzori të vendosur në kyçin e dorës së njeriut. Sapo të dy pajisjet sinkronizohen me njëra-tjetrën, SOLOSHOT rrotullohet për ta ndjekur subjektin vazhdimisht.

Të dyja mund të qëndrojnë të lidhura deri një distancë prej 610 metrash dhe kamera mund të identifikojë dhe të kapë qartë një objekt që lëviz me një shpejtësi maksimale prej 225 km/h. Ajo mund të rrotullohet me kënd të plotë prej 360 shkallësh.

Skuadra që e ka krijuar këtë pajisje mendon se ajo është e përkryer për një gamë të gjerë përdoruesish: atletët që duan të regjistrojnë veten gjatë debutimeve të ndryshme, prodhuesit e filmave që synojnë të reduktojnë kostot apo edhe thjeshtë prindërit që duan të shijojnë momentet e lojës me fëmijët.

Pajisja shitet me një çmim pakice prej 479 dollarësh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>