Blog

Xi Jinping lavdëron blockchainin, “një prej shpikjeve teknologjike më të mëdha”

May 31 2018
0 Shpërndarje
Kjo deklaratë afirmon qasjen pozitive të Kinës ndaj blockchain dhe jo bitcoin. Kina ka ndërmarrë masa të ashpra kundër monedhave kriptografike. Xi Jinping lavdëron blockchainin, “një prej shpikjeve teknologjike më të mëdha”

Teknologjia blockchain mori lëvdata nga njeriu që më së paku do të prisnit, presidenti Kinez.

Xi Jinping gjatë një konference shkencore të Hënen përmendi blockchainin në mesin e teknologjive që do të bënin diferencën vitet e ardhshme.

“Gjeneratat e reja të teknologjisë do të përfqësohen nga inteligjenca artificiale, quantum informacion, komunikimi mobil, interneti i gjërave dhe blockchaini,” tha Jinping.

Kjo deklaratë afirmon qasjen pozitive të Kinës ndaj blockchain dhe jo bitcoin. Kina ka ndërmarrë masa të ashpra kundër monedhave kriptografike.

Në Shtator të vitit të kaluar autoritetet ndaluan ICO-të më pas edhe bursat lokale dhe të huaja të monedhave kriptografike. Kjo detyroi Binance të zhvendosej nga Kina në Maltë.

Sa i përket blockchainit vetëm në 2017-ën janë shtuar 100 startupe të kësaj fushe. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>